DURRËS, 25 tetor 2014– Karabinierët e qytetit të Fanos ndaluan në një postbllok një makinë Fiat Punto të bardhë. Në të ishte italiani Paride Renzi, 38 vjeç dhe shqiptari Eder Shpati, 28 vjeç. Italiani kundërshtoi kontrollin nga karabinierët duke nxjerrë një dokument identifikimi si anetar i Gardës së Republikës së San Marinos. Ai pretendonte se një kontroll i tillë do të shkaktonte incident diplomatik midis dy vendeve. Karabinierët kontrolluan në kompjuter për të dhëna për Ederin dhe u rezultoi, që ai punonte si kamarier në Hotel Titano dhe kishte prcedentë penalë për shpërndarje droge. Menjëherë karabinierët kontrolluan veturën dhe Pariden me Ederin në trup. Ata i gjetën gardistit të San Marinos 70 gramë kokainë të pastër të fshehur në të mbathura.
Eder Shpati u arrestua në flagrancë, ndërsa gardisti Paride Renzi ju dorëzua xhandarmërisë së San Marinos, për të vazhduar procedurat e mëtejshme ligjore.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





