3 shkurt 2015 –  Edgar Çani firmosi këtë të hënë me anglezët e Leeds United, skuadër që militon në Championship të Anglisë. Pasi ekipi nga "Elland Road" pagoi 600 mijë euro për shërbimet e tij te sicilianët e Catanias duke mundur konkurencën e Barit. Çani u prezantua me skuadrën e Leeds ku dha dhe intervistën e tij të parë angleze. Një muaj më parë mësova se Leeds dëshironte shërbimet e mia, kjo më lumturoi ashtu sic më lumturon dhe fakti që gjendem këtu. Mezi pres të luajë.

– Cilat janë përshtypjet tuaja për stërvitjen e parë?

– Vajti mirë, mendoj se mund t'i bëjmë gjërat mirë, dëshira kuptohet lehtë te të gjithë. Jam i lumtur që gjendem këtu.

– A do të përpiqeni të fitoni një vend si titullar në skuadër?

– Sigurisht që po, do të përpiqem të bëj maksimumin tim, më pas të shohim.

Aktualisht Leeds United renditet në vendin e 19-të në Championship në kuotën e 32 pikëve, vetëm 5 pikë larg zonës së ftohtë. Objektivi i skuadrës së Cellinos për këtë sezon është mbijetesa, ndërsa një sezon më pas ngjitja në Premier League përkrah klubeve më me emër në Angli. 

Ndërkaq Armando Vajushi është zyrtarisht një futbollist i Kievos. Mesfushori 23- vjeçar është transferuar nga skuadra bullgare e Liteksit në Serinë A. Lajmin e ka bërë të ditur klubi veronez me anë të një njoftimi në faqen zyrtare ku Armando Vajushi është fotografuar sëbashku me Presidentin e ekipit Luka Campedeli.