Edhe 2 infermierë në Tiranë e kanë fituar betejën me COVID-19 pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes në një postimi në Facebook ku shkruan: 

“Çdo mjek, infermier dhe punonjës i sistemit shëndetësor që e fiton betejën me #COVID19 është një lajm i mirë për të gjithë!

Edhe 2 infermierë në Tiranë janë shëruar pas testit konfirmues në laboratorin e virologjisë në ISHP.

Shkon në 30 numri i personelit mjekësor të #shëruar nga COVID-19.

Deri tani janë 182 pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me #COVID-19.”