Procesi i numërimit nga KZAZ nr. 25 “Naim Frashëri”

Për qarkun e Durrësit po vazhdon numërimi në të dy KZAZ-të e fundit, konkretisht te KZAZ 23 shkolla “Marie Kaçulini” dhe KZAZ 25 shkolla “Naim Frashëri”, ku kanë mbetur edhe 42 kutitë e fundit për të shpallur rezultatin final.

Ndërkohë në 5 KZAZ-të e tjera të qarkut ku ka përfunduar numërimi për partitë, vazhdon numërimi për kandidatët.

Aktualisht, sipas përditësimeve të fundit të KQZ-së të orës 12:10, për qarkun e Durrësit janë numëruar 451 nga 493), ku PS kryeson me një diferencë të thellë prej 15,722 votash.

*Partia Socialiste e Shqipërisë ka marrë 65,439 vota ose 52.05 % të votave;

*Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka siguruar 49,717 vota ose 39.55 % të votave;

*Partia Mundësia e treta me 3,171 vota ose 2.52 %

*Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e katërta, me 2,950 vota ose 2.35 %;

*Lëvizja Bashkë 1471 vota, ose 1.17 %.

E përkthyer në mandate, 8 mandate për Partinë Socialiste dhe 6 për PD-ASHM.