Egjipti ka shpallur rastin e parë të koronavirusit në vendin e saj dhe për kontinentin afrikan. Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit bën me dije se i prekuri është një i huaj i cili u konstatua nga programet të implementuara për udhëtarët që vijnë nga jashtë vendit.

Ndërkohë 1 muaj e gjysëm pas shfaqjes së këtij virusit edhe Afrika futet në radhën e kontinenteve ku ka arritur ky virusi vdekjeprurës teksa në pjesën tjetër të Afrikës nuk ka asnjë të dyshuar.

Vetëm Amerika e Jugut ka mbetur e paprekur por ka dyshime edhe aty prej 1 muaji në Brazil. I pastër ngelet edhe Ballkani në Europë ku bën pjesë Shqipëria.
Koronavirusi ndëkohë vijon me rritjen e bilancit ku 67.191 persona numërohen të prekur dhe 1.527 viktima.