Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadoren e BE në Tiranë, Romana Vlahutin.

Takimi i parë mes tyre ka zgjatur për rreth 50 minuta dhe është mbajtur në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.

Marku ka pasur takime të shumta me ambasadorët që pas ardhjes së saj në krye të akuzës shqiptare. I pari që pati reagim për zgjedhjen e saj si kryeprokurore ishte ambasadori amerikan Donald Lu, më të cilin një ditë pas zyrtarizmit në krye të këtij institucioni pati një takim ku edhe e inkurajoi për hetime të paanshme ndaj zyrtarëve të lartë.

Më pas, njëri pas tjetrit në zyrën e Markut u patën të futen ambasadori i Italisë si dhe ambasadorë të tjerë të vendeve të BE në vendin tonë.