“Gëzuar Kongresin pa garë! Kongresin e kryetarit tuaj të pazgjedhshëm, kryetarit tuaj të përjetshëm. Amin”! Kështu e nis urimin e tij ironik ish-kryeministri Sali Berisha për Kongresin e PS-së që po mbahet sot.

Në një status në Facebook, Berisha shkruan se ky kongres mblidhet pasi neo-bllokmeni Edi Rama ka rikthyer në pushtet bijtë e etërve mizorë, bllokmenëve hoxhist.

“Ky kongres mblidhet pasi Edi Rama ka shndërruar Partinë Socialiste në partine e mafies dhe krimit të organizuar, ku sipas ligjit të mafies, kryekumbara vendos për gjithçka.

Kongresi mblidhet pasi Edi Rama ka shndërruar Partinë Socialiste në Partinë Kanabiste të Kokëdhimës.”

Ja “urimi” i plotë i Berishës!