SOFJE, 24 nëntor 2013 – Bullgaria nuk do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision 2014”, i cili do të mbahet në Kopenhagën. Nga Televizioni Kombëtar Bullgar njoftuan se Bullgaria refuzon pjesëmarrjen për shkaqe financiare. 9 vite radhazi media dërgonte përfaqësues bullgarë në festival. Vitin e kaluar taksa e pjesëmarrjes u rrit me 100 për qind në krahasim me vitin 2005, kur Bullgaria u përfaqësua për herë të parë në festivalin prestigjioz. Suksesi më i madh për Bullgarinë ishte gjatë 2007-ës kur dueti Elitsa & Stoyan zënë pozitën e 5-të në finalen në Helsinki me këngën “Water” (në foto). Në edicionin e sivjetshëm të “Eurovision”-it nuk do të marrin pjesë Çekia, Sllovakia, Qiproja, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia dhe disa vende të tjera.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





