Një ditë pas operacionit në Kavajë, ku u sekuestruan 1 ton e 360 kilogramë kanabis, në përfundim të hetimeve të para hetimore, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, policia ka vënë në pranga edhe dy të rinj nga Vlora.
Sipas informacioneve zyrtare, janë arrestuar Arvis Muçaj, 24 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë si dhe Aristotel Kasaj, 23 vjeç. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Muçaj është pronari i fuoristradës ku u gjetën 300 kg kanabis, ndërsa Kasaj e kishte në përdorim makinën.
Për lëndën narkotike, më herët janë arrestuar tre persona të tjerë, mes tyre dhe Kejvi Hajdari, djali i ish-shefit të krimeve në Gramsh, Artur Hajdari i cili aktualisht është inspektor në Peqin.
Më konkretisht, janë arrestuar 5 persona, janë shpallur në kërkim 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë.
Janë arrestuar:
– Arvis Muçaj, 24 vjeç
– Joni Sadikaj, 18 vjeç
– Roland Hysenbelliu, 37 vjeç
– Aristotel Kasaj, 23 vjeç
– Kejvi Hajdari, 22 vjeç
Procedohen në gjendje të lirë shtetasit :
– Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M
Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit :
– E.E, E.S, B.R., F.S dhe E.S.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale. Nga operacioni janë sekuestruar 1 ton e 360 kilogramë si dhe janë sekuestruar 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.





