Sipas Meteoalb, gjatë paradites vendi ynë do të karakterizohet nga vranësira të shumta dhe reshje shiu.
Reshje dëbore do të ketë në zonat e thella malore. Ndërsa pjesa e dytë e ditës përmirëson lehte kushtet atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 18°C.
Era do të fryjë me shpejtësi 60 km/h në drejtimin jugperëndimor duke shkaktuar në det dallgëzim 5 ballë.





