Edhe pse në Amerikë, këngëtarja Era Istrefi nuk ka mundur të mos reagojë dhe të mos ndikohet nga rasti për të cilin po flet e gjithë Kosova.

Era me anë të disa postimeve në profilin e saj në Instagram, ka treguar se po e përkrah vajzën ndaj së cilës janë bërë abuzime seksuale kur ajo ka qenë e mitur, nga një mësues dhe një polic.

Era ka thënë se ajo po lutet për të dhe për të gjitha të mbijetuarat e këtyre abuzimeve. 

Ndërsa këngëtarja gjithashtu ka përkrahur edhe protestat që janë organizuar sot dhe gjatë ditës së djeshme.