11 qershor 2015 – Flamur Bala, një i ri me aftësi të kufizuara në Durrës, i është bashkuar fushatës së kandidates së djathtë, Grida Duma. Ai ka ndërtuar vetë, me materiale të riciklueshme disa rampa për t’i vendosur në pika kryesore në qytet në mënyrë që ai dhe qytetarë të tjerë me aftësi të kufizuara të lëvizin lirshëm në qytet. Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma vlerësoi punën dhe kontributin e Flamurit, duke deklaruar se do të punojë në të ardhmen për të mbështetur këtë kategori, për të cilët kostoja është tepër e ulët, si në rastin e rampave. Ne i kemi evidentuar që ju jeni  453 individë që keni nevojë për rampën atje ku banoni. Do kemi rampën e qendrueshme tek pallatet e vjetra dhe rampën me menteshë tek pallatet e reja”, tha Duma.

 

 

 

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”