Frutat e verës sapo kanë dalë.
Pjeshkët, kajsitë, qershitë… Secila prej tyre mund të përdoret edhe në sallatë, përveçse mund t’i hamë të papërpunuara.
Living ju jell një pjatë që mund ta përdorni me secilën prej frutave që dëshironi, gjatë gjithë verës.
Sallatë me pjeshkë dhe mocarela
Përbërësit:
Djathë mocarela
Rukola
Pjeshkë
Finok
Arra
Borzilok
Salcë me vaj ulliri, limon, kripë dhe piper
Përbërësit:
Përbërësit e kësaj sallate, sikurse e të gjitha sallatave verore, mund të zgjidhen dhe kombinohen sipas dëshirës.
Ky që po sjellim sot është vetëm një variant që bën bashkë jo vetëm përbërës shumë ushqyes, por edhe të shijshëm.
Finoku, sikurse edhe pjeshka, mund të hahen të gjallë ose të pjekur, por në cilindo variant mund të hahen të ftohta.
Përziejini të gjithë përbërësit në një pjatë dhe marinojini me salcën e përgatitur me vaj, limon, kripë dhe piper.