Qeveria gjermane ka vendosur që të pezullojë përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë ditën e sotme tha se vendimi është marrë si një masë paraprake, pasi rregullatori kombëtar i vaksinën në Gjermani bëri thirrje për hetim të mëtejshëm.
Sipas ministrisë, Agjencia Evropiane e Barnave do të vendoste nëse do të përdoret sërish vaksina AstraZenca. Mediat e huaja raportojnë se dyshohet se vaksina është pezulluar pasi disa pacientë kanë pasur mpiksje të gjakut.
Kujtojmë që më herët edhe Norvegjia, Islanda, Danimarka, Hollanda, Irlanda, Luksenburg, Estonia, Letonia, Lituania, Austria, Italia, Tajlanda e kanë pezulluar vaksinën AstraZeneca.
Ndërsa vendet e lartpërmendura kanë pezulluar si masë paraprake vaksinën, Anglia vijon me vaksinimin duke thënë se është e sigurt.





