Durrës, 11 mars 2014 – Zona më e “gjelbërt” në të gjithë Shqipërinë prezantohet në një mënyrë mjaft origjinale përmes Google Maps. Nëse doni të shkoni në Lazarat dhe të shihni më parë atë çfarë iu ofron ky fshat bëni një kërkim të thjeshtë në Google Maps.  

“Shesim barin më të mirë”, “Kafe dhe hashash”, “Shesim bar”, “Hashashi dhe Jeta”, “Bar me kile”, “Hashash vendi” etj janë disa nga destinacionet kryesore që të ofron shërbimi i hartave në Google, nëse klikon mbi fshatin e famshëm shqiptar Lazarat.

Nëse kërkon të depërtosh edhe më në thellësi të hartës, mund të hasësh në pika të tjera kyçe, ku ndër të tjera mund të identifikosh edhe “Shkollën e Kultivimit të Hashashit”.

Me pak fjalë, reklama është krejtësisht gratis për fshatin e njohur. Fundja, e ku më mirë se në Lazarat mund ta përdorim shprehjen “Hashash për të tërë” …

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/