6nentor 2015 – Vazhdon moda e vezëve në Kosovë. Lëvizja Vetëvendosje ka goditur me vezë edhe ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi.

“Nuk mund të rrimë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës. Nuk mund të bëhemi indiferentë karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjek deputetët opozitarë, ndërsa bashkëpunon me krimin e me korrupsionin”, thuhet nga Vetëvendosje.

Sipas VV,  Hajredin Kuçi, përveçse është ministër në një qeveri që po na sjell "Zajdenicën" në Kosovë dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë kosovare.

Subjektet opozitare janë të vendosura dhe nuk do t'i ndalin aksionet e tyre pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.

/portali DurresLajm/