Një burrë është kapur nga policia, pasi uli demin e tij prej 454 kg në sediljen e pasagjerit dhe po udhëtonte pa të keq në rrugë.
Rreth orës 10:05 të mëngjesit të së mërkurës, policia në Norfolk, Nebraska u njoftua nga qytetarët e shqetësuar se një dem ishte ulur në sediljen e një makine të vogël.
Policia ka ndaluar shoferin dhe i kërkoi që ta kthente kafshën në shtëpi. Shoferi u identifikua si Lee Meyer nga Neligh, Nebraska, ndërsa demi i tij ishte një Ankole-Watusi i quajtur Howdy Doody.
Sipas Departamentit të Shkencave të Kafshëve dhe Ushqimit të Universitetit Shtetëror të Oklahomas, Ankole-Watusi, është një racë e lashtë e bagëtive me origjinë rreth 6000 vjet më parë në Egjiptin e lashtë. Demat Ankole-Watusi mund të peshojnë midis 450-725 kg dhe brirët e tyre mund të arrijnë gjatësinë 2.4 metra.