Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është paraqitur sot në SPAK.
Suli dyshohet se do të pyetet për të dhënë versionin e tij mbi hetimet që po kryhen për dëmshpërblimet e tërmetit.
SPAK ka vendosur nën hetim kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli dhe të Rrogozhinës Edison Memolla, pas denoncimeve që i dyshojnë të dy zyrtarët se kanë abuzuar me tenderat e pastrimit të qytetit, por edhe se kanë firmosur dëmshpërblime mbi dëmtimet e banesave nga tërmeti. Memolla u paraqit pak ditë më parë në SPAK.
Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar sekuestrimin e dokumenteve mbi procedurën e ndjekur për tenderat dhe për dëmshpërblimet.