Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona edhe të qytetit të Lezhës.
Më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.
Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme.





