TIRANE, 4 gusht 2013 – Renada Caci, një nga aktoret më të pëlqyera të spektaklit të humorit “Portokalli”, e njohur si Luzja, në sezonin e ri televiziv në “Top Channel” do të shfaqet si femër seksi, pas kileve që ka hequr nga trupi i saj.

Në këtë foto që shihni ajo prezanton trupin tashmë në formë, ndërsa ka humbur 10 kilogramë, pas seancave të dobësimit që ka bërë.

Aktorja ka realizuar pak ditë më parë disa foto të nxehta në plazhin e Sarandës së bashku me të dashurin e saj balerin, Klinton Zeqiraj.

Renada pohon se tashmë po ndihet ndryshe dhe shumë e lumtur me linjat e saj elegante që ka arritur, një ndryshim që ia vënë re të gjithë duke e komplimentuar pa fund.

Ajo pohon se është e lumtur me trupin, ndërsa po përpiqet të ruajë të njëjtën peshë, duke hequr bukën përgjithmonë nga menyja e saj e përditshme.

Së bashku me Klintonin ajo po kalon pushimet e para çift me të, ndërsa shprehen se tashmë kanë një lidhje të konsoliduar mes tyre, duke i shijuar këto momente së bashku.

Historia e tyre e dashurisë u prit në media me skepticizëm, por shumë shpejt ata pohuan se ndihen të dashuruar dhe shumë të lumtur me njëri-tjetrin, edhe pse plan për ndonjë martesë të mundshme nuk kanë ende.