Ministria e Jashtme e Maqedonisë bëri të ditur se ka dëbuar një diplomat rus, për shkak të rastit Skriptal.

“Ministria e Jashtme njofton se në konsultat me aleatët dhe partnerët nga BE dhe NATO dhe duke u solidarizuar me Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore, është vendosur që të deportohet një diplomat i Federatës Ruse për shkak të rastit të helmimit të agjentit rus Sergej Skriptal”, informoi Ministria e Jashtme maqedonase.

Sipas saj, ky vendim është në përputhje me nenin 9 të Konventës së Vienës të vitit 1961 për marrëdhënie diplomatike. Në komunikatën e MPJ, më tej nënvizohet se përdorimi ilegal i armëve kimike ushtarake është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kjo ndikon në sigurinë e të gjitha vendeve.

Agjenti rus Sergej Skripal disa javë më parë u gjet i helmuar në Britaninë e Madhe.