Kemi dëgjuar shpesh që mes motrash mund të ketë shkëmbime të veshjeve, por kurrë më parë nga personazhet e famshëm. Edhe pse motrat Vjollca mundohen të jenë të kujdesshme në çdo dalje të tyre publike, jo gjithnjë e arrijnë atë që duan. 

Mjafton një udhëtim në rrjetet sociale dhe sheh se motrat Vjollca, shpeshherë kanë këmbyer veshjet e njëra-tjetrës dhe nuk e kanë aspak problem këtë pjesë. Madje, një bluzë jeshile të cilën Marina Vjollca e kishte zgjedhur për ta veshur në një prej netëve të Summer Fest-it, mbesa e saj, Jori, e kishte veshur në një darkë familjare.

Pavarësisht se komentet e fansave ishin edhe nga ato provokueset, familja Vjollca duket se nuk është shqetësuar shumë.

Pyetja “kujt i shkon më shumë?”, nuk i bën më përshtypje motrave të cilat duket se kanë krijuar stilin e tyre origjinal.