5 shkurt 2015 –  Mediat turke duke shfrytëzuar shkeljen e etiketës në veshje të Ministries Kodheli në takimin zyrtar me homologun turk Ismet Jillmaz, kanë tallur fundshpinën me Mimi-ministren. Siç shihet nga fotot, Mimi në takim ka veshur këpucë të kuqe duke shkelur jo vetëm etiketën në veshje, por edhe duke treguar injorancë të skajshme për aspekte të etnografisëdhe mentalitetit turk.

I kujtojmë zonjës ministre që këpucët e kuqe të qëndisura me gjyrmysh shumë të ngjashme me këpucët modern tip “mokasine” kanë qenë veshje këmbësh tipike për femrat e haremeve turke. Imagjinoni për një moment se çfarë asosacioni idesh, ka krijuar kjo lloj veshje e Mimi-ministres sonë, gjatë vizitës zyrtare në Ankara. Imagjinoni sesa turpshëm është bjerrur imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në sytë e miqve turq.

Për turqit, brez mbas brezi imazhi i shqiptarit ka qenë: deli arnaut”, apo arnaut asllan d.m.th. shqiptar trim i çartur, shqiptar-luan, në sajë të veshjes së Mimi-ministres imazhi është shndërruar në Shqiptarë-odaliskë haremi. Lavdi zotit, që Turqinë nuk e ka vizituar ende ndonjë ministër, që të kujton personazhin e Sybyl Agait te Sulltan Sulejmani i Madhërishëm, se pastaj vajmedet imazhi i qeveritarëve shqiptarë.

Në vitin e largët 1992, mediat turke ironizuan shkeljen e etiketës nga bashkëshortja e Artan Hoxhës ministrit të tregtisë të Qeverisë Meksi 1. Në atë kohë, për shkak të mbylljes dhe izolimit të Shqipërisë komuniste, mund të faleshin gabimet në etiketë si ai i Ani Habibit (Hoxha), që hoqi këpucët duke bërë shopping zbathur në dyqanet luksoze rreth Sheshit Taksim të Stambollit.

Për më tepër, që zonja e ministrit të PD-së atëhere ishte thuajse adoleshente pra e papjekur, e padalë, ndonëse maksimalisht e kulturuar për rrethanat e Shqipërisë super të izoluar Enverhoxhiste.

Sot, Mimi-ministrija nuk është adoleshente, madje e ka fëmijën thuajse në të njëtën moshë me ish-gruan e ish-ministrit Hoxha. Sot Mimi-ministrja nuk është një femër e sapo dalë nga izolimi, por një grua e supergjesdisur nëpër botë. Nuk ka më justifikime! Thjesht është e turpshme!

Gjysëm shekulli më parë Lulzimija nëna e Mrikës veshur me çizme ultramoderne të markës së famshme “Bata” tërhiqte batutat dashamirëse e vlerësuese të atyre pak diplomatëve të huaj, që frekuentonin Hotel Dajtin. Të tilla komente, ku respekti përzihej me habinë dhe zilinë për kombinimin e bukurisë së femrës me shijen “shik” në veshje, i konstaton menjëherë mjafton të lexosh materialet e zbardhura të përgjimeve të Sigurimit me T.O.

Lulzimja atëhere ishte zv/ministre dhe bashkëpunëtore e ngushtë e të ndjerit Kiço Ngjela dhe sillej si zonjë e madhe, si një “lady” e vërtetë në mes të izolimit ekstrem të Tiranës hoxhiste. Sot e bija ministre lë nam faqeve të gazetave dhe uebeve turke me të tilla veshje të papërshtatshem. Dje kishim kishim një Lulëzime-hanëm (zonjë të madhe) sot kemi një Mrikë veshur alla-odaliskë haremi! Ky është regres dhe pikë!

http://www.ensonhaber.com/arnavutluk-savunma-bakani-kodheliinn-ankara-ziyareti-2014-02-13.html

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/