Nëse deri në këtë moment politikani tifoz me i spikatur ka qënë Erion Braçe, ultras i Partizanit, tanimë një tjetër figurë e njohur e politikës i bashkohet tifozerisë së kuqe.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, është bashkuar në festën e radhës së të kuqve, në derbin e madh të kryeqytetit. Meta ka qenë i ftuar special i presidentit Gaz Demi.

Në foto, Meta shfaqet në krah të presidentit të të kuqve, drejtorit teknik Starova dhe Genc Tomorrit. Një tjetër tifoz i njohur i të kuqve të kryeqytetit është dhe ministri Klosi. Ai së bashku me Braçen nuk mungojnë asnjëherë në ndeshjet e 'demave'.