Pas kryeministrit Edi Rama, edhe kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu, ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha sa i përket deklaratave të tij lidhur me masat ndaj COVID-19. Duke e quajtur si një reagim shumë të vonuar, Ndreu shkruan se qeveria i ka marrë masat shumë kohë më parë.
“Ka një javë që numri i të shëruarve ka kaluar dukshëm ato të sëmurë dhe rastet janë në nivele të pranueshme, po mendohet për lehtësim masash, kur Lulit papritur i del gjumi e fillon këngën e strategjisë kundër COVID-19 ! Fli gjumë Lulush se kemi një muaj e ca qe merremi me këtë mesele ndërsa ti gërhisje“, shkruan Ndreu.





