Shqipëria nuk mundi të kualifikohet në finale e madhe të Eurovisionit.

Kënga “Sekret” e Ronela Hajatit, edhe pse me një performancë potente dhe tepër të zjarrtë nuk arriti të fitonte zemrën e evropianëve për ta votuar. Për këtë humbje, ka reaguar edhe vetë këngëtarja.

Ajo realizoi një foto me balerinët dhe e hodhi në statusin e saj në Instagram. Fotoja u shoqërua me një mesazh ku Ronela shkruan se, edhe nëse do të shkonte në finale, do të ishte e fundit në listë. Po ashtu, ajo është e bindur se ka fituar zemrën e publikut.

“Edhe sikur të isha në finale do të isha e fundit, e di! Por sasia e dashurisë që kam marrë është e madhe! Unë fitova Eurovizionin sepse fitova publikun! Dhe ata kanë gjithmonë të drejtë! Ju DUA”, shkruan Ronela.