Pas shumë kompanive të njohura botërore dhe platforma Netflix e kompania e shërbimeve profesionale, PricewaterhouseCoopers (PwC), i janë shtuar listës së kompanive të mëdha ndërkombëtare që po pezullojnë operacionet e tyre në Rusi.
“Duke marrë parasysh rrethanat në terren, ne kemi vendosur që të pezullojmë shërbimin tonë në Rusi”, tha një zëdhënës i Netflixit.





