28 prill 2015 – Nuk kanë fund çuditë me maninë e selfie-t. Ju kujtohet lajmi i djeshëm i Dyrrah, kur të mbijetuarit bënin fotografi mbi rrënojat e tërmetit në Nepal?
Rasti i sotëm është më pak i dhimbshëm, por gjithsesi i çuditshëm.
Një turk i cili i shpëtoi një aksidenti në trafik në Ankara nisi të bënte selfie derisa ishte i lënduar. Siç raporton Express, 15 persona u lënduan kur një minibus goditi një autobus në Hipodrom Avenue në kryeqytetin turk.
Derisa të lënduarit prisnin për ndihmë nga ambulanca, një prej tyre mori telefonin dhe bënte selfie.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”