Mes të prekurve nga koronavirusi në Itali është edhe një politikane e njohur. Bëhet fjalë për kryetaren e bashkisë së Piacenzas, Patrizia Barbieri e cila ka rezultuar pozitive në testin për virusin COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Barbieri në një postim në rrjetet sociale ku thotë:

“Tani do të lidhem me telekonferencë për të marrë të dhënat e fundit mbi të prekurit me koronavirus. Tani për tani jam duke punuar nga shtëpia, sepse kam rezultuar pozitive me Covid-19. Doja t’ju siguroja se do të vazhdoj të punoj nga këtu për të menaxhuar këtë emergjencë dhe se kam besim të plotë në kompetencën dhe punën e shërbimit tonë shëndetësor”.

Deri tani në Itali janë shënuar 107 viktima dhe mbi 3 mijë të infektuar në total.