Teksa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha duke dalë në mesnatë nga selia e PD-së, tha para gazetarëve se do të japë opinionin e tij vetëm pas përfundimit të plotë të numërimit.

Pas përfundimit të numërimit do të jap komentet e mia”, ka thënë Basha duke mos pranuar të japë komente të tjera.

Partia Demokratike ka pësuar humbje të thellë në këto zgjedhje, e cila siguron 43 mandate këtë legjislaturë, 7 më pak se legjislaturën e shkuar.

Partia Socialiste kryeson me 48,27 % të votave ose 74 mandate, ndërkohë që PD ka arritur me 28,72%, e ndjekur nga LSI me 14.46 % ose 19 mandate.