20 tetor 2013- Mesditën e sotme shpërthimi i kontrolluar i forcave xheniere të ushtrisë shqiptare, prishi strukturën mbështetëse të godinës 4 katëshe të ngritur përballë Fakultetit Ekonomik. Shpërthimi dëmtoi rëndë strukturën mbështetëse të godinës, megjithatë ajo vazhdon të qëndrojë në këmbë. Nuk dihet nëse ka qenë pikërisht ky plani i policisë dhe specialistëve xhenierë apo sipas parashikimeve të tyre, struktura duhej të shembej e gjitha.Sidoqoftë, raportime nga forcat e policisë pohojnë se ky ishte synimi i shpërthimit, pikërisht dëmtimi i strukturës, ndërsa puna tjetër për rrafshimin e godinës do të vazhdohet nga ekskavatorët, buldozerë dhe mjetë të tjera të rënda të posaçme për këto raste.Burime nga vendngjarja, bëjnë me dije se ka mbërritur tashmë fadroma që do të realizojë prishjen e godinës 5-katëshe, pasi shpërthimi me eksploziv nuk e shembi dot të gjithë ndërtesën. Tani godina është tërësisht jashtë funksionit, dhe se fadroma ka disa minuta që ka nisur punën për prishjen kollonë pas kollone. Gjithashtu, me përparësi është që godina të bjerë plotësisht nga pjesa e fushës dhe jo nga pjesa e rrugës, sepse do të ishte shumë e rrezikshme.
/agjensia e lajmeve Dyrrah /





