Çiljeta Xhiliaga, një nga këngëtaret më të përfolura të skenës shqiptare, për format e saj, ka postuar në Instagram një shprehje nga e cila mund të kuptojmë disa gjëra.

“Ka njerëz që jetojnë për buzëqeshjen tënde, e të tjerë që do skuqen nga zilia, kur do kuptojnë që nuk arritën ta shuajnë”, ka shkruar Çili.

Mbase thjesht i ka pëlqyer shprehja ose ky status mund t’i jetë dedikuar dikujt që nuk i bëhet qejfi kur e sheh këngëtaren të lumtur.

Por një gjë është e sigurt buzëqeshjen e Çiljetës nuk arrin ta shuajë askush.