Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, ka shtruar iftar gjatë dy ditëve të fundit për vajzat dhe gratë në Kavajë dhe Luz. Ndonëse ndodhet në ‘arrest shtëpie’, kryebashkiaku Rroshi nuk ka ngurruar që të shtrojë këtë iftar për to, “si forma më e mirë e shprehjes së mirënjohjes për atë që nënat bëjnë për ne.
“2 ditët e fundit ju shtrova vajzave dhe grave në Kavajë dhe në Luz iftar, si forma më e mirë e shprehjes së mirënjohjes për atë çka bëjnë nënat për ne gjatë gjithë kohës :)”, shkruan Rroshi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, duke publikuar edhe disa foto nga iftari.





