Tiktok është një nga rrjetet sociale që po përhapet masivisht ditëve të fundit jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri në këto kohë karantine.
Pjesë e tyre që preferon këtë rrjet social me sa duket është edhe kryeministri Edi Rama. Pasditen e kësaj të diele, kreu i qeverisë ka publikuar një video të shkurtër, në qendër të së cilit është kryedemokrati Lulzim Basha. Në videon e montuar, shkëputur nga fjalimi i tij nga selia blu, Basha thotë “Unë dhe PD kemi marrë…fund”.
Kjo ndoshta vjen edhe si një përgjigje nga ana e kryeministrit, ndaj të gjithë akuzave të ardhura nga PD-ja, sa i përket menaxhimit të situatës ndaj COVID-19.





