Frank Riberi ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar pakënaqësinë e tij ndaj gjyqtarit Viktor Kasai dhe mënyrën se si kishte drejtuar bashkë me asistentët e tij ndeshjen kundër Real Madrid. Mesfushori francez i Bajern Mynih ka psotuar disa foto tallëse që kanë qarkulluar që mbrëmë në internet, ku vijat e fushës ndërtoheshin në varësi të pozicionit të Ronaldos në mënyrë që ky i fundit të mos dukej në pozicion jashtë loje.
Njëkohësisht, ai hodhi edhe videon e faullit të Arturo Vidal për të cilin mesfushori kilian mori kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë, ndërsa nga pamjet filmike dukej qartësisht se ndërhyrja e tij nuk duhej dënuar.“Një vit punë e lodhshme. Faleminderit gjyqtar, bravo”, ishte batuta ironike që shoqëronte këto postime të futbollistit francez pas ndeshjes së mbrëmshme.