Rusia është një nga vendet më të prekura nga COVID-19. Sot qeveria ka marrë disa masa kufizuese në përpjekje për të ndalur përhapjen e koronavirusit.

BBC raporton se nga sot është bërë e detyrueshme mbajtja e maskës gjatë gjithë kohës, në ambiente të mbyllura dhe të hapura.

Po ashtu po mendohet që të mbyllen baret dhe restorantet midis 23:00 dhe 06:00, duke mos lejuar as daljen e qytetarëve nga shtëpitë.

Rusia në 24 orët e fundit ka raportuar një rekord të rasteve të vdekjeve, pasi janë shënuar 320 jetë të humbura.

Po ashtu dhe rastet e reja me koronavirus po shkojnë në rritje, pasi në 24 orë janë konfirmuar dhe 17,347 të infektuar të rinj.