Vendi ynë mbetet përgjatë pjesës së parë të ditës me kthjellime. Vetëm përgjatë pjesës së dytë do të kemi kalime të lehta vranësirash disi më të dukshme në zonat malore.

Ndërkohë përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi sot mbetet serish i ftohtë ku temperaturat kanë zbritur deri në -3 apo -4 grade celcius ne zonat më të thella. Ndërkohë kryeqyteti ka regjistruar vlerë minimale 3 gradë celcius.

Parashikohet që në mesditë termometri të ngjitet jo më shumë se 13 gradë celcius.

E premtja sjell shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke berë që pjesa e parë e ditës të jetë kryesisht me alternime, kthjellimesh dhe vranësirash.

Ndërkohë për gjatë orëve të drekës dhe pasdites kemi shtim të mundësisë për reshje, fillimisht ne zonat jugore dhe me pas në shtrirjen bregdetare dhe më gjerë.

Reshjet e shiut do të jenë të pakta ndërkohe zonat malore do të rrezikohen për reshje te pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit përgjatë mëngjesit të premtes do të rriten me të paktën 2 gradë celcius duke bërë që minimumi të ngjiten deri në -1 gradë celcisus. Ndërkohe do të kemi një rënie të lehtë në vlerat maksimale.

Fundjava pritet që të jetë nën ndikimin e reshjeve te shiut pothuajse në të gjithë territorin.