Me mijëra protestues ishin mbrëmjen e sotme në sheshin para Kryeministrisë, pjesëmarrës në protestën e 10-të kombëtare të opozitës.

Mes tyre ishin dhe rreth 500 protestues nga Shijaku. Në një komunikim që DurrësLajm pati para nisjes së protestës me kreun e degës së PD Shijak, Rezeart Tusha, ky i fundit theksoi se pjesa më e madhe e protestuesve po i drejtoheshin kryeqytetit me mjetet e tyre private.

Në mes të protestuesve nga Shjaku, në fotot e publikuara në Facebook, shihen edhe ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu apo sekretari për marrëdhëniet ligjore, Çlirim Gjata.