Pavarësisht reshjeve të shiut, edhe gjatë ditës së sotme do të ketë temperatura të larta dhe të pazakonta për muajin shkurt. Ndërsa të premten do të rikthehet moti i vërtetë i dimrit. Shiu dhe temperaturat e ulëta do të karakterizojnë të premten dhe të shtunën.
Të dielën dielli do të dalë sërish dhe temperaturat do të rriten. Të njëjtat kushte atmosferike do të mbizotërojnë edhe gjatë së hënës, ndërsa të martën rikthehen sërish shirat.
Për më tepër, shihni më poshtë parashikimin sipas "Il Meteo"-s.





