Studentë në shenjë revolte për pakënaqësitë e tyre, kanë protestuar në qendër të qytetit të Tetovës duke shpalosur 15 kërkesat e tyre. Protestuesit theks të veçantë i kanë vendosur korrupsionit dhe politizimit të arsimit të lartë.

Protesta filloi dhe përfundoi pa ndonjë incident. Burime nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë thanë për "Klan Macedonia" se nuk ka qenë e paralajmëruar. Protesta u mbikëqyr nga forca të rendit. Nga Ministria e Arsimit thanë se zhvillimet si dhe protesta nga ky dikaster po ndiqen me seriozitet dhe përkushtim. Kjo vlen edhe për kërkesat e shpalosura për të cilat paraprakisht në rrugë zyrtare nuk janë njoftuar.

Ministri Arbër Ademi, ndërkaq u shpreh se mbron qëndrimin e paraqitur në "Klan Debat" se Ligji për Arsimin e Lartë, i miratuar në muajin maj, synon thellimin e reformës universitare me qëllim të luftimin të të gjitha anomalive dhe vënies në plan të parë të cilësisë së arsimimit si resurs kryesor për zhvillimin e shoqërisë.