Ashtu siç ishte paralajmëruar, edhe studentët e UAMD-së janë ngritur në protestë mëngjesin e kësaj të marte.

Me pankarta nëpër duar, studentët kanë kënduar fillimisht himnin kombëtar teksa valvisin edhe flamurin.

Ata janë mbledhur para Kampusit në Spitallë, për tu nisur më pas drejt Tiranës ku qindra studentë nga kryeqyteti dhe rrethet janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Studentët i kanë vënë qeverisë një ultimatum për plotësimin e 8 kërkesave të tyre dhe afati është sot në orën 16:00. Studentët gjithashtu paralajmëruan dhe bllokimin e disa pikave kryesore që janë kryqëzimi i Piramidës me Bulevardin kryesor, kryqëzimin e Farmacisë nr.10, rrugën pranë Stacionit të Trenit, Sheshi Wilson dhe kryqëzimin tek Zogu i Zi.