Akoma pa u harruar skandali i tradhtisë së Tristan Thompson me shoqen e ngushtë të Kylie-t, Jordyn Woods, të cilën Khloe e akuzoi publikisht se ishte arsyeja që familja e tyre tashmë ishte përçarë, po del në skenë një tjetër tradhti.
Pas lajmeve të shumta për Khloen dhe Tristan, mediat e huaja aludojnë se edhe partneri i Kylie-t, Travis Scott, e ka tradhëtuar të dashurën e tij. Mësohet se marrëdhënia mes çiftit ishte e tensionuar dhe Travis kishte anulluar koncertin e tij në mënyrë që të përballej me Kylien.
Mirëpo reperi ka reaguar duke i përgënjeshtruar këto lajme dhe ka pranuar se arsyeja që e anulloi koncertin ishte pasi u shqetësua shumë për marrëdhënien e tij me Kylien. Scott ka deklaruar se po përpiqet të gjejë origjinën e thashethemeve, pasi mendon se personi që e ka thënë këtë po mendon t'i përçajë familjen.





