DURRËS, 9 tetor 2013 – Ndonëse uniformat blu, në kuadër të operacionit “Stop rrënimit”, po dërgojnë në pallatin e drejtësisë abuzuesit me lejet e ndërtimit, ka shumë shtetas që nuk po vënë mend. Drejtoria e policisë së shtetit për qarkun e Durrësit njofton se më 8 tetor 2013 kanë filluar procedimet penale në gjendje të lirë për ndërtime pa leje për tre shtetas: O. G., 27 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi rreth orës 9.00, është konstatuar duke vijuar një ndërtim në tokën e tij; A. M., 39 vjeç, banues ne Durrës, pasi rreth orës 14.30, po vazhdonte një ndërtim në pallatin e tij, kati i gjashtë; Z. G., 67 vjeç, banues në Shijak Durrës, pasi rreth orës 12.30, ky shtetas është kapur duke bërë ndërtim në tokën e tij.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/