Krahas kompanive private, edhe institucionet publike kanë ardhur me informacionet më të reja. Universiteti “Aleksandër Moisiu” mori pjesë në Panairin e Punës 2018 që po zhvillohet në qytetin e Durrësit.

Me këtë rast, Rektorja Prof. Dr. Kseanela Sotirofski vizitoi Panairin dhe i përgëzoi studentët dhe stafin e UAMD-së për përkushtimin me të cilin po promovojnë Universitetin.

“UAMD-ja studentë të aftë për tregun e punës, që e duan profesionin që kanë zgjedhur, si dhe duan ta shohin duke u zhvilluar Universitetin e tyre, por edhe Shqipërinë”, u shpreh znj. Rektore.

Ajo gjithashtu theksoi se programet që ofron UAMD-ja janë të vlefshëm për të rinjtë dhe mundësi e mirë për të qenë më afër tregut të punës. Rozeta Arapi, përfaqësuese e Universitetit, ju shpjegoi të rinjve të gjithë informacionin që ata kishin nevojë.