Reperi Arkimed Lushaj apo siç e njohin fansat e muzikës së tij Stresi, ishte në krye të protestës së thirrur pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme për të dënuar vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

“Edhe unë jam Klodiani!”, u shpreh Stresi në çelje të protestës.

“Kush po pjerdh për lëvizjen e tyre? Nuk e kemi problem as orën 22, as 23 dhe as 24. Nuk i trembemi jo këtij këtu por as atij të gjatit që duhet me e kap me këtë cepin e çadrës këtu. Ne jemi këtu” tha reperi, i cili më pas kërkoi një minutë heshtje për të riun që mbeti viktimë dhe familjen e tij, përpara se të vijonin marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.