"Edi dhe Olsi Rama kërkojnë t’i mbyllin me çdo kusht gojën Pezakut që shkruante se transportonte drogë për partizanët dmth vëllezërit Rama!"
Deputeti i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në Facebook mesazhin e një qytetari dixhital ku shkruan se kryeministri Rama është takuar në spital me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, pavarësisht mohimit nga ana e kreut të qeverisë.
Qytetari dixhital i shkruan Berishës se, Rama në këtë takim i ka premtuar Tahirit ndërprerjen e hetimeve si dhe ka disktuuar për ngarkesën prej 613 kg kokainë të kapur së fundmi në Durrës. Sipas tij, Edi dhe Olsi Rama, kërkojnë ti mbyllin gojën 25-vjeçarit nga Durrësi Armando Pezaku, i arrestuar për kokainën.
STATUSI I PLOTË
Antidroga dixhitale zbulon:
Qellimet e takimit 70 minuta Rama-Tahiri ne spital! sb
"I nderuar, një info e vogël që ndoshta ju hyn në punë:
Pershendetje doktor Rama mashtroi mbreme si per çdo gje dhe takimin me Tahirin.Ai takim eshte zhvilluar dhe ka patur dy çeshtje:
Se pari Rama i ka premtuar Sajmirit se se shpejti do nderpriten hetimet ndaj tij
Se dyti ne takim eshte diskutuar per ngarkesen e fundit te 613 kg droge te Edi dhe Olsi Rames.Kerkojne ti mbyllin me çdo kusht gojen Pezakut qe shkruante se transportonte droge per partizanet dmth vellezrit Rama!
Njeriu i besuar i Saimir Tahirit në përgatitjen e drogës që pinte vetë ka qenë gjithnjë Roni Shqiopa, i cili deri pak kohë më parë (e hoqi Fatmir Xhafaj) ishte drejtor i Shtëpisë së Pushimit të MPB-së në Durrës. Lidhja e Ronit me Saimirin dihej nga gjithë ministria.
Roni Shqiopa ka lindur në Katundin e Ri në Durrës në vitin 1984, por banon në Durrës. Nga ky fshat është edhe Armando Pezaku (1993) që "çonte miell për partizanët". Armando është djali i Agronit dhe Verie Shqiopës (me origjinë nga Sukthi).
Nuk është çudi nëse hetohen telefonat, të dalë lidhja e me Saimir Tahirin, nëpërmjet Roni Shqiopës. Jo më kot, Saimir Tahiri dhe Armando Pezaku, kanë të njëjtin avokat, Maks Haxhinë, të sugjeruar nga i njëjti person. Nëse vërtetohen si prova (tabulate, etj) lidhjet e Roni Shqiopës me Armando Pezakun,dhe Saimir Tahirit do te ishte shume e vyer per zberthimin e grupit te partizanve,me respekt.."





