Teuta barazoi 0 me 0 përballë Egnatias në Rrogozhinë. Pas ndeshjes foli trajneri i Teutës, Edi Martini.
“Me thënë të drejtën duhej ta fitonim këtë ndeshje. Kemi luajtur shumë herë më mirë pjesën e parë, kishim rastet tona. Pjesën e dytë i kërkova lojtarëve ta interpretonin ndeshjen sikur ishin të barabartë, lëshuam terren, Rrogozhina na vendosi në vështirësi me qarkullimin e topit. Shtuam presionin, goli nuk donte. Duhet me e pa, po të më thonin para ndeshjes a do doje barazim në Rrogozhinë do thoja “ok”, po mënyra si luajtëm në pjesën e parë dhe me një lojtar më shumë në të dytën duhet ta fitonim ndeshjen.
Mua më dëmtoi kartela e verdhë e Krujës në pjesë të parë, zëvendësova më pas atë. Duhet të ishim më të qetë në qarkullimin e topës, të merrnim gjerësi në fushë. Pashë pjesë të parë perfekte dhe pjesa e dytë të bie loja me një lojtar më tepër është e pafalshme për ne.
Ne llogaritëm me Torrën mos të humbnim dëmtim. Incidenti me getat na u quajt, po të ndryshosh në minutë të 74-rt mos të kesh ndërrim është kosto”, u shpreh Martini