Trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh tepër i zhgënjyer nga humbja 3-0 që skuadra e tij pësoi ndaj Elbasanit. Tekniku shkodran deklaroi:  “Është rezultat i drejt. Elbasani e dominoi lojën, e meritoi plotësisht fitoren. Nuk funksionuam si ekip. Pjesën e parë ishim në balanc. Nuk pati raste shënimi. Bëmë gabime, humbëm shumë topa. Nuk ishim të qartë. Nuk patëm luftën e zakonshme. Golin e dytë e pësuam nga një gabim. Mund të pësonim edhe më shumë. Kjo një nga ndeshjet më të këqija, do ta shikojmë dhe të nxjerrim mësim nga kjo ndeshje. Në tërësi nuk ishim mirë. Kur mbrojmë dhe sulmojmë e bëjmë të gjithë. Ekipi sot nuk ishte në ditën e duhur. 

Bëmë shumë gabime individuale. E lëshonim topin shpejt nga këmbët. Nuk e di pse ndodhi kjo. Asnjëherë nuk kemi pasur frikë asnjë ekip. Duhet të mbajmë përgjegjësi nga unë i pari dhe të gjithë lojtarët. Nuk ishim aty ku duhet. Elbasani e kishte shumë kollaj pas golit të dytë. Ne u zhbalancuam. Në tërësi ishte një ditë “JO”. Ne e llogaritëm të ishim një kundër një në të gjithë fushën, por ishim me një kohë vonesë. Na duhet pikë referimi në sulm. As Arifi as Peposhi nuk janë sulmuesa të mirfilltë. Daci na ka prishur punë që na ka ikur. Kemi lojtarë që duhet të kthehen më mirë në lojë. Duhet ta harrojmë sa më shpejt këtë ndeshje”.