Trajneri i Teutës, Edi Martini, ka theksuar pas fitores së thellë me Erzenin se po plotësohet ajo që ai ka thënë gjithmonë, duke folur për “Final 4”. Ai gjithsesi është shprehur se nuk ka kohë për festë, sepse të shtunën është ndeshja e rëndësishme me Dinamon në javën e fundit të kampionatit.
“Në “play out” nuk kemi si të shkojmë më tani, sepse me barazimin e Laçit kemi shpëtuar direkt. Kjo fitore ishte një vlerësim për atë që e kam thënë që në fillim kur, kam ardhur te Teuta: do të luajmë për 4- shen, për të shkuar në Kupat e Europës. Këtë e kam thënë 4 muaj përpara dhe vazhdoj ta them.
Nga fitorja me Erzenin kemi fituar qetësi dhe siguri. Ishte një ndeshje shumë delikate, e patë që u bë e vështirë. Tri pikët na kanë gëzuar pa masë, por nuk kemi kohë për të festuar, sepse kemi ndeshjen e fundit të shtunën”, ka theksuar trajneri Martini pas suksesit me Erzenin, i treti radhazi në kampionat.