Edi Martini kërkon rinovimin e kontratës me Teutën. Trajneri shkodran ka bërë një status në Instagramin e tij me një pyetje që në pamje të parë hap sondazhin: nëse duhet të rinovojë kontratën për sezonin e ri apo jo.
Në pamje të parë duket disi e paqartë, sepse një trajner që sapo e ka nisur sezonin logjikisht i bie që edhe të ketë nënshkruar një kontratë. Ose mund të jetë edhe një mesazh për drejtuesit e klubit të Teutës, për një kontratë më afatgjatë. Teuta fitoi kupën dhe Superkupën nën drejtimin e shkodranit.
Ndërsa këtë edicion ka grumbulluar 4 pikë në kamionat pas barazimit me Skënderbeun dhe fitores me Tiranën. “Djemtë e detit” u kualifikuan në kupë pasi shkatërruan 5-0 Kastriotin.
Tani Martini bën një pyetje për publikun (por edhe për drejtuesit e klubit): “Meriton rinovim kontratë Edi Martini për sezonin e ri?”. Përgjigjen më së pari pritet t’ia japë presidenti Edmond Hasanbelliu…





